
Historia Jone
Berberalb nuk është thjesht një emër – është një histori suksesi, një vizion i kthyer në realitet dhe një përkushtim i vazhdueshëm për t’i ofruar meshkujve produkte cilësore, të besueshme dhe profesionale për kujdesin personal.
2021
U themeluam në mars të vitit 2021, në zemër të sallonit tonë të punës. Aty nisi gjithçka – me shumë pasion, përvojë profesionale dhe dëshirë për të sjellë diçka ndryshe në tregun shqiptar. Filluam me shitje online të produkteve të përzgjedhura me kujdes, duke u bazuar te ajo që klientët tanë kishin vërtetë nevojë dhe kërkonin.



2022
Pas vetëm një viti, hapi ynë i parë drejt rritjes ishte zhvendosja në një hapësirë më të dedikuar magazinimi, ku filluam të ofrojmë produktet tona edhe fizikisht. Ky hap na mundësoi të krijonim një lidhje më të drejtpërdrejtë me klientët dhe të forconim praninë tonë në treg.
2023
Në vitin 2023, ndërtuam një nga platformat më të avancuara dhe të dizajnuara me kujdes për shitje online në Shqipëri, të dedikuar ekskluzivisht për produktet për meshkuj. U pozicionuam si lider në fushën tonë, duke u bërë destinacioni kryesor për kujdesin personal mashkullor në vend.

2023
Po atë vit, u zhvendosëm në një ambient më të madh dhe më modern, ku përmirësuam ndjeshëm organizimin dhe shërbimin ndaj klientëve tanë.
2025
Viti 2025 shënoi një etapë të re zhvillimi për Berberalb. Rritëm ndjeshëm gamën tonë të produkteve, duke përfshirë linja të reja profesionale të nivelit të lartë, të certifikuara dhe të përdorura nga profesionistët më të mirë në industrinë e berberëve dhe kujdesit për meshkuj. Investuam në hapësira të reja funksionale dhe moderne, duke krijuar një ambient që përmbushte nevojat tona logjistike, operacionale dhe kreative.


2025
Në të njëjtin vit, për të përmbushur kërkesat gjithnjë në rritje dhe për të kontribuar më shumë në edukimin dhe zhvillimin e komunitetit të profesionistëve dhe klientëve, investuam në ambiente të reja që përfshijnë zyre administrative, një magazinë të zgjeruar, si dhe një studio profesionale për video-tutoriale. Kjo na lejon të ndajmë njohuritë tona, të japim këshilla praktike dhe të krijojmë një komunitet të vërtetë rreth Berberalb.